U mbajt "Tour de Lugina", turne me biçikleta
Nga Tërnoci, nëpër fshatra të Bujanocit e Preshevës, në qendër të Preshevës, drejt rrugës së vjetër (xhadës së vjetër nga fshati Bilaç) për në Bujanoc e pastaj kthimi për në Tërnoc, ishin 24 dashamirës të biçikletave, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, nga mosha 13 e deri 75 vjeç, hiq më pak se 56 km rrugë, me të vetmin qëllim, që edhe Lugina e Preshevës, të ketë "žTour de Lugina" me biçikleta.Nismëtari, organizatori kryesor i kësaj ngjarjeje, Rafet Ademi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ai me mbështetje të disa mërgimtarëve dhe bashkëvendasëve të tij në Tërnoc e Bujanoc, kanë filluar këtë nismë, duke shpresuar, se do të gjejnë mbështetje edhe në të ardhmen dhe kësaj ngjarjeje ti jepet edhe më shumë rëndësi.
Kjo nismë vetanake por me shumë shpirt e zemër të mërgimtarit tonë, Rafet Ademi, po përkrahet tash më nga të gjithë edhe veprimtari Agron Rahimi nga fshati Turi, i cili jeton poashtu në Zvicër, i shoqëruar me vëllaun e tij, ishin së bashku me shumë dashamirës të tjerë të biçikletës.
Agron Rahimi, por edhe të tjerët, edhe pse kishin kaluar kilometra të tërë nga Tërnoci e deri në Preshevë, e besa edhe të djersitur në këtë kohë të nxehtë me temperaturë të larë që në mëngjes 35 `C, ata nuk fshehnin mbështetjen për këtë organizim, duke folur fjalët më të mira të mundshme. I vetmi organizim që mbahet në Luginë të Preshevës, do të organizohet edhe gjatë viteve të tjera.
56 kilometërshi për njërin nga biçiklistët më të moshuar, ishte një emocion i mirë dhe vërtet na thotë ai, se nuk ndjehet i lodhur.
„Po i afrohem 75 vjetëve, por po e shoh veten shumë të disponuar dhe hiq të lodhur. Ku të lodhem, kur jam me dashmirës të së mirës, në mesin e mërgimtarëve“. , tha ai.
Agron Rahimi ndër të tjera na tha se edhe ky organizim dhe organizime të tjera që do të organizohen këto ditë në Bujanoc, janë vetëm një nismë e mirë dhe falënderim për mërgatën tonë, se mërgata shqiptare, ishte dhe do të jetë afër atdheut për jetë.
Ai falënderoi të gjithë biçiklistët dhe Rafet Ademi për këtë nismë, por edhe zyrtarë të komunës së Bujanocit për përkrahje.
Biçiklistët kaluan një distancë prej 56 kilometrave. Gjatë këtij turneu pati pauza gjatë rrugës, por të përcjellura nga dy vetura për raste të ndryshme të papritura.
Rafet Ademi, është shumë i kënaqur me këtë eveniment dhe njëherit falënderon që të gjithë për përkrahje dhe shpreson, se në të ardhmen, do të jetë edhe më madhështorë.
"Organizime të tilla organizohet nëpër vende të ndryshme të europës, pse të mos organizohemi edhe ne. Biçikleta e dijmë të gjithë, se është shumë e shëndetshme, praktike dhe kryen shumë obligime. Mjet i lirë dhe që kryen shumë punë. Nuk bënë tollovi në komunikacion e kështu me radhë. Shpresojmë, se në të ardhmen, do të përkrahemi edhe më shumë, edhe pse, deri më tash kemi gjetur përkrahës të shumtë", theksoi Ademi.
Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI